Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 7 raste të reja dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, sot janë shëruar 12 pacientë dhe raste aktive në të gjithë vendin janë 251.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
17 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 7 qytetarë, në këto bashki:
3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Kuçovë
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 109
Testime totale 1,990,336
Raste pozitive 331,499
Raste të shëruara 327,656
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 181
Fier 19
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Berat 6
Gjirokastër 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1