Asnjë shenjë prej dy muajsh, nëna kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës 16-vjeçare

Një e mitur 16-vjeçe është larguar nga banesa prej dy muajsh.

Ka qenë nëna e saj që ka kërkuar ndihmë në polici, teksa ka filluar puna për gjetjen e vajzës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe.

Policia ka nisur punën për gjetjen e të miturës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia. /albeu.com


Shtuar 12.04.2023 12:37