Asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19.

Janë kryer 435 testime, nga të cilët 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Dimal, Elbasan.

Janë 137 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 435

Testime totale 2,036,635
Raste pozitive 333,376
Raste të shëruara 329,643
Raste Aktive 137
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 112
Fier 9
Shkodër. 4
Vlorë 5
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Gjirokastër. 1

/Albeu.com.