Asnjë fjalë për skandalin në Dibër, Rama kapet me opozitën: Llum i shoqërisë!

Kryeministri Rama vazhdon të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me akuzat e blerjeve të votave, e konstatuar në Dibër ku janë arrestuar 2 shtetas, njëri prej tyre punonjës administrate.

Me anë të një reagimi në Twitter, Rama shkruan se kundërshtarët e tij vrasin dhe inskenojnë lidhje me njerëz që nuk kanë lidhje me forcën politike që ai drejton.

“Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!,”-shkruan Rama. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.04.2021 14:03

Tags: