Askush si Tuchel, ringriti Chelsea nga rrënojat

Një tjetër finale angleze, ashtu si në vitin 2019: nga Tottenham-Liverpool në Madrid te Chelsea-City në Stamboll…

Dy finale radhazi për Tuchel dhe Thiago Silva, me PSG dhe Chelsea

Sakaq, trajneri gjerman futet në histori pasi në dy vite radhazi shkon dy herë në finale të Champions me dy skuadra të ndryshme. Tuchel mori Chelsea në vend të nëntë në renditje të kampionatit duke marrë vendin e Lampard.

Nga aty, 9 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje. Aktualisht në vend të tretë. Por edhe një FA Cup e fituar dhe Atletico Madrid, Porto dhe Real Madrid të eliminuara në Champions League, duke shkuar në finale për të dytin vit radhazi pasi vjet çoi për të parën herë në histori PSG.

Kurrë më parë nuk kish arritur asnjë trajner ta bënte këtë gjë!

Për Manchester City është finalja e parë në histori, ndërsa për Chelsea është finalja e tretë, teksa një herë e ka fituar.


Shtuar 5.05.2021 23:49