“Në territorin e shkollës, janë vendosur shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë Gjithë qyteti do të përgjaket”.
Është ky mesazhi i shpërndarë në rrjete sociale në Malin e Zi për vendosjen e bombave dhe kryerje e akteve terroriste në shkolla.
Momentalisht është ndërprerë mësimi në disa shkolla në vend, si në Tivar, Nikshiq, Berane, Bjelopolje, Plevle dhe Kotorr.
Kujtojmë se kërcënime për vendosjen e bombave ka pasur edhe në disa objekte të administratës publike dhe në godinat e komunave në Mal te Zi. Këtë mëngjes janë evakuuar godinat e komunave të Tivarit, Beranes, Nishqit, Bjello Poljes dhe Tivatit. Në godinën ku ndodhet Komuna e Tivarit ne Mal te Zi ndodhen disa institucione si Gjykata Themelore, Prokuroria dhe zyrat e partive politike./albeu.com