Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që la në fuqi vendimin e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në vendimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se masa e sigurisë ndaj Berishës ndryshon për shkak se “mënyrë të përsëritur, janë shkelur detyrimet lidhur me zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara nga gjykata”.
“Duke qenë se nga ana e të hetuarit Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur, janë shkelur detyrimet lidhur me zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara nga gjykata, në raport me parashikimet e nenit 228 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, jemi para kushteve kur duhet të zëvendësohen masat e sigurimit të dhëna, me një masë tjetër më të rëndë”, thuhet në vendim.
Në vendim e gjyqtares Iliriana Olldashi, thuhet se nevojat e sigurimit në ngarkim të të hetuarit Sali Berisha, lidhur me rrezikun e dëmtimit të provave për sqarimin e fakteve penale, “janë të tilla që të justifikojnë masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve dhe nga ana e prokurorisë duhet të kryhen ende veprime hetimore dhe proceduriale në funksion të këtij hetimi”.
“Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrëdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi”, thuhet më tej në vendim.

Ndërsa citon vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Apeli megjithëse pranon se masa e sigurimit nuk është një mjet për të ndihmuar organet e drejtësisë në zhvillimin e hetimeve, masa e sigurisë së “arrestit në shtëpi” është e përshtatshme pasi siguron procedimin konkret dhe garanton praninë e të hetuarit, duke shmangur dëmtimin e hetimeve dhe “ikjen” e tij, dy rreziqe të evidentuara në gjenezë se i vijnë procedimit prej lënies në liri të tij.