As gjel deti e as bakllava, Robert Aliaj zbulon ushqimin që do donte për Vit të Ri

Shqiptarët presin më padurim natën e ndërrimit të viteve që në tryezë të ketë ushqime tradicionale si  gjeli apo pula e detit dhe bakllavaja.

Në emisionin “Open”, ku po diskutohej për festat dhe për mënyrën se si duan shqiptarët të festojnë, Robert Aliaj zbuloi ushqimin që do donte për fundvit.

Ndër të tjera Aliaj tregoi se do të dëshironte më shumë një tavë elbasani apo një fërgesë tirane se sa gjelin e detit dhe ballkavane.

Pyetje: Nëse do kishte një restorant shqiptar në Bruksel dhe do festoje vitin e ri, cfarë do haje, gjelin e detit, tavë elbasani?

Robert Aliaj: Meraku kryesor është që janë festa të cilat kërkojnë të socializohen njerëzit dhe ky është qëllimi kryesor. Janë disa rituale që neve festojmë dhe arsyen pse jemi aty. Janë disa festa që janë më tepër se sa festë që ne i trashëgojmë ndër vite. Unë do të doja një tavë elbasani apo një fërgesë Tirane. /albeu.com/

 


Shtuar 30.12.2021 09:52