Artan Tafani zbardhi vrasjet e bujshme, kush është 27-vjeçarja e arrestuar, shoqe e Laert Haxhisë (FOTO)

Disa nga vrasjet më të bujshme në vend janë zbardhur pasi Artan Tafani, grabitësi i 30 mijë eurove në Astir u bë i penduar i drejtësisë.

Mësohet se numri i të ndaluarve për ngjarjet e zbardhura është 20, mes tyre edhe një vajzë.

Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Klea Gjata, nga Lushnja dhe shoqe e Laert Haxhisë.

Kujtojmë që Artan Tafani, i cili ishte shpallur në kërkim për grabitjen e një exchange në zonën e Astirit në Tiranë u bë i penduar i drejtësisë pas arrestimit, duke dhënë informacione mbi ngjarje të ndryshme kriminale, dhe për pasojë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Krahas vjedhjes në Unazë të Re, nën kërcënimin e armës, Tafani është dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale

 

 


Shtuar 28.09.2023 10:18