Artan Hoxha për kokainën e kapur në Durrës: Vlente 5 milionë euro!

Policia ditën e sotme sekuestroi 49 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në një kontejner me banane.

Kontejneri në të cilën ishte fshehur droga vinte për llogari të një firme në Maminas, “Ecoalmax“ që administrohej nga Selim Çekaj babai i Arbër Çekajt edhe ky i fundit i arrestuar po për kokainë.

Ndërkohë në “Radrin Informativ”, gazetari Artan Hoxha duke folur rreth kapjes së kësaj sasie kokaine, ka zbuluar detaje të reja.

Sipas Hoxhës, sasia e kokainës së kapur në vlerë tregu, shkon në 5 milion euro. Sipas tij policia e shtetit është për tu përgëzuar pasi i ka hequr nga dora krimit të organizuar 5 milionë euro.

Gazetari ka shtuar se droga është zbuluar pasi kontejneri me banane ka kaluar në skaner.

“Sigurisht që është një operacion për tu përshëndetur. Krimit të organizuar i janë hequr 5 milionë euro. Ky është sukses i madh. Është fakt që ngarkesa e kokainës është kapur nga skaneri jonë në Durrës. Skaneri monitorohet nga një kompani amerikane dhe nuk është e lehtë të thyhet” ka thënë Hoxha.

Më tej Hoxha ka treguar edhe intinerarin që ka ndjekur kontejneri nga Ekuadori për në portin e Durrësit. Sipas tij, ngarkesa është nisur në një nga portet më të mëdha në Ekuador, ai i Guajakilit dhe më pas ka shkuar tranzit në portin Mersin në Turqi, në kufirin me Sirinë, për të ardhur në portin e Durrësit.

“Është problem kur shkarkohet, nga anija dhe para se të kalojë në skaner, se aty mund të qëndrojë me ditë të tëra. Grupet kriminale synojnë që ta heqin ngarkesën para se të kalojë në skaner. Ndaj është lufta mes grupeve kriminale që duan të marrin nën kontroll portin e Durrësit. Ngarkesa është nisur me 18 shkurt dhe ndryshe nga sasia e parë e kapur e kokainës, kjo ka bërë tranzit”

Gazetari Artan Hoxha ka shtuar më tej se policia nuk duhej të ndërhynte më tej pasi duhet të zbulonte se kush do e merrte sasinë e kokainës.

“Është prerë me gur fresibël, ndryshe nga 2018 që ishte futur në dysheme kokaina. Kësaj radhe ishte futur në trarët e kontejnerit. Ka të ngjarë që ngarkesa edhe të mos ketë lidhje me kontejnerin. Se janë kompani të ndryshme ata që kanë kontejnerët. Në Shqipëri ka 13 kompani që operojë dhe tregtojnë fruta nga Amerika Latine nga Peruja. Nëse do shkarkoheshin bananet kontejneri vazhdon rrugën e vet.”

“Në 2019 kishte ardhur kontejner për një kompani bananesh dhe një grup kishte marr peng rojën dhe kishte grabitur 130 kg kokainë që ishin të vendosura në këtë kontejner. Lënda ishte jashtë. Dhe grabitën pjesën e jashtme. Gjëja që duhet të bënin autoritet të lejonin se ku do shkonte porosia. Nëse ke lidhje Selimi apo ka dikush tjetër.”

“Ka pasur raste që kontejneri është zbuluar dhe kokaine ka lëvizur me muaj të tërë. Sapo është parë që po punohet më kontejnerin. Personi ka thënë unë vij po nuk kam punë. Ai është informuar. Në rastin e Arbër Cekajt nuk e gjetëm dot. U kapën transportuesit. Ose grupi ka filluar të punojë me ngarkesa të vogla ose po testonte linjën. Nëse kalon apo jo. Nuk nisin kurrë pa pasur garanci.” ka përfunduar Artan Hoxha. /abcnews.al

 


Shtuar 1.04.2021 19:51