Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga ndryshimet në Partinë Demokratike, i ftuar në emisionin “Opinion” Hoxha tha se këto janë masa për shkak të paralajmërimeve për datat 5 dhe 8 janar.
“Po fortifikohet në tërësi sistemi i mbrojtjes së godinës. Pjesa e xhamave nga brenda janë vendosur kangjella nga jashtë adeziv. Nëse tenton të thyesh xhamat ke kangjellat dhe dy dyert e brendshme janë vendosur dyer të blindura. Në parkingun që ka qenë i lirë hyhet vetëm me autorizim dhe hyjnë vetëm makinat e drejtuesve. Ata që e administrojnë sot godinën thonë që ne kemi marr masa”, ka thënë ai./albeu.com