Arsyeja pse askush nuk e di akoma se cila është pjata e preferuar e mbretëreshës Elizabeth

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni dëshiruar të ishit në vendin e mbretëreshës Elizabeth, qoftë për një ditë të vetme? Të uleshit në poltronën e saj dhe të shijonit fjalën e fundit të artit të kulinarisë mes serviresh të argjendta edhe gota diamanti?  Ajo ka vizituar një numër të madh vendesh gjatë gjithë jetës së saj, ku edhe ka pasur mundësinë që të shijonte meny të ndryshme, por askush nuk e di cila është pjata e saj e preferuar.

Burime nga pallati mbretëror zbuluan se mbretëresha nuk u tregon të tjerëve se cili është ushqimi i saj i preferuar në mënyrë që të mos ia ofrojnë gjithë kohës kur udhëton.

Por kur bëhet fjalë për tortën me biskota dhe çokollatë, duket se 95-vjeçarja nuk e frendon dot veten .“Elizabeth II e do aq shumë këtë tortë saqë edhe kur udhëton diku, e paketon për ta pasur me vete,“-thanë të njëtat burime. Pra mos u ndjeni të paragjykuar nëse mamaja ju lidh bukë me vete nëse keni ndonjë rrugë të gjatë, edhe mbretëresha bën të njëjtën gjë.

Shtuar 8.05.2021 11:05