Arsenali rinovon me Granit Xhakën, firmë deri në 2025

Vera ishte e nxehtë për Granit Xhakën. Mesfushori, një lider te Zvicra gjatë EURO 2020, u raportua se ishte kërkesa e trajnerit Jose Mourino te Roma.

Italianët bënë ofertën e tyre, po Arsenali nuk e lëshoi dhe tashmë ka ardhur edhe firma në kontratë për rinovimin e marrëveshjes.

Gazetari i Blick, Andreas Boni, raporton se Xhaka ka firmosur me Arsenalin deri më 30 qershor 2025.

Pritet njoftimi i “Topçinjve” nga çasti në çast, për futbollistin e marrë nga Borussia M’Gladbach verën e vitit 2016.


Shtuar 16.08.2021 11:56