Arsenali gjigant në Tiranë, policia zbulon vlerën marramendëse

Vetëm pak ditë më parë policia vuri në pranga 5 persona pas zbulimit të 18 bazave ku mbaheshin armë të dhjetëra llojeve.

Në këtë operacion janë sekuestruar snaiper, antitank, armë luftarake, silenciator, 7 automjete dhe municione të tjera luftarake. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të lidhura

None found

Të arrestuarit ishin  janë, Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, dhe është shpallur në kërkim Sokol Gjura”

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Sipas burimeve nga policia, vlera e arsenalit të armëve shkon në qindra mijë euro. Ndërkohë 5 të ndaluarit me urdhër të prokurorisë së posaçme do të njihen të dielën në gjykatë me masën e sigurisë. Hetimi për 18 bazat e armatimit u krye nga SPAK pas referimit nga policia për grup kriminal.  /albeu.com/


Shtuar 3.04.2021 18:00