Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Basha: Unë dhe PD inkurajojmë njohjen reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ditën e sotme marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Komentet Basha i bëri në Twitter ku tha se ai vetë dhe PD mbështesin dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha./albeu.com