Është arritur marrëveshja me Italinë dhe nga sot, shteti fqinj njeh patentat shqiptare. Marrëveshja është arritur ditën e sotme, ndërsa e pranishme në Itali për finalizimin e procedurave për njohjen reciproke të patentave, ishte Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila u prit nga Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio.
Arrihet marrëveshja, Italia njeh patentat shqiptare
Xhaçka tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet javën e ardhshme në Tiranë, mes strukturave përgjegjëse.
“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali”, është shprehur Xhaçka.
Shtuar më 12.03.2021 01:03