Arrestohet vajza e Mexhit Picarit që vrau dhëndrin, akuzohet se theu arrestin shtëpiak

Vajza e Mexhit Picarit, Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, i cili ditën e sotme vrau bashkëshortin e saj Kudret Saliaj në një lokal para seancës së divorcit është ndaluar nga policia.

Ndaj saj rëndon akuza për thyerjen e masës “arrest shtëpiak” të vendosur nga gjykata pasi ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj vjehrrës dhe fëmijëve të saj.

Akuza për dhunë në drejtim të saj ishin ngritur edhe nga mbesa e viktimës, vajza e vëllait të Kudret Saliajt.

E gjithë skena e vrasjes sot u pa edhe nga djali adoleshent i çiftit i cili do të dëshmonte sot në seancë, në prani të një punonjësi social. Burime bëjnë me dije se të tre fëmijët kishin kërkuar të qëndronin me babain e tyre pas divorcit të prindërve.

Çifti kishin më shumë se 17 vite të martuar dhe problemet mes tyre kishin përfunduar në dyert e gjykatës shtatorin e kaluar, pasi fillimisht familjarët e viktimës e kishin akuzuar Dhuratën për dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Dy familjet e çiftit i kishin shtëpitë shumë pranë njëri-tjetrit.


Shtuar 4.06.2021 21:48