Një shtetas 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Mareglen Metushi, ka rënë dy netë më parë në prangat e karabinierëve italianë.
Ai akuzohet për trafik droge, grabitje dhe krime të tjera të kryera mes viteve 2014 dhe 2015, për të cilat duhet të vuajë 9 vite e gjysmë burg.
Madje ai shkoi aq larg sa tmerroi një klient që nuk paguante kokainën duke qëlluar drejt tij, por arma u bllokua.
Hetuesit i kishin vënë nofkën “Super Mario”, sepse emri shqiptar Mareglen ishte italianizuar në Mario. 33-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese. Ashtu si protagonisti i videolojës së famshme të viteve 1980, edhe Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte (zyrtarisht ai merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë.
Por ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Operacioni për kapjen e tij nisi kur në prangat në flagrancë të krimit u vunë në zonën e Frentanos për pesë persona: me atë rast u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër. Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.
Gjurmimi, ndjekja dhe përgjimet zbuluan ekzistencën e grupit kriminal ku ai bënte pjesë.