Arrestohet shqiptari që bënte “kërdinë” në vilat luksoze të Mykosonit: Bashkë me bandën e tij, përfituan nga vjedhjet mbi 450,000 euro

Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë, që besohet se janë anëtarë të një rrjeti kriminal që vidhin me thyerje në shtëpi dhe vila luksoze në ishullin Mykonos.

Oficerët ndaluan një 34-vjeçar shqiptar dhe nisi hetim ndaj një 41-vjeçari shqiptar, një 27-vjeçari grek dhe tre personave të tjerë të paidentifikuar.

Autoritetet nisën zbardhjen e çështjes në fund të majit të kaluar, kur komisariati lokal mori informacion për veprimtarinë e një bande kriminale të përbërë nga të paktën gjashtë anëtarë, të cilët hynin në shtëpi dhe vila luksoze. Grupi operonte kryesisht pasdite ose në mbrëmje, duke përfituar nga mungesa e përkohshme e pronarëve apo qiramarrësve.

Hetimi zbuloi se banda ishte e përfshirë në të paktën 14 vjedhje që i kalonte 450,000 euro, nga të cilat 17,810 euro ishin para në dorë ndërsa 437, 961 euro ishin, bizhuteri, ar, pajisje elektronike dhe veshje.


Shtuar 29.06.2023 14:11