Arrestohet Shefi i Stacionit të Larisës pas aksidentit tragjik, rrezikon burgim të përjetshëm

Shefi i stacionit  të Larisës është arrestuar pas përplasjes së trenave në Tempi.

Sipas vlerësimeve të para, kallëzimet penale që me siguri do të ngrihen do të kenë të bëjnë me veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit që ka shkaktuar tragjedinë.

Kjo vepër parashikon dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Gjithashtu, akuzat e mundshme që mund të ngrihen kanë të bëjnë me veprën penale të vrasjes.

Kreu i Prokurorisë së Apelit të Larisës, Stamatis Daskalopoulos, të cilit i është besuar mbikëqyrja e të gjitha hetimeve për tragjedinë në Tempi, me urdhër të prokurorit të Gjykatës së Lartë Isidoros Dogiakos, ka shkuar në vendngjarje me qëllim që të mbikëryqë personalisht hetimet.

Siç shkruante më herët protothema.gr, informacionet më të fundit për tragjedinë tregojnë se përplasja e trenave është shkaktuar nga një gabim fatal i stacionistit tashmë të arrestuar.

Ky i fundit, në seksionin “Larisa – Evangelismos” e drejtoi trenin e pasagjerëve në linjën zbritëse të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave.

Sipas informacioneve,  drejtuesi i stacionit dyshohet se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës por nuk është zbatuar nga sistemi.

Sipas burimeve kompetente, nëse mjeshtri i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.

Në çdo rast, OSE ka kërkuar dhe pret transkriptin e një bisede të mundshme mes drejtuesit të stacionit dhe makinistëve./Albeu.com/