Arrestohet pas 30 vitesh arrati një nga bosët e mëdhenj të Ndragheta-s

Është arrestuar pas 30 vitesh në kërkim bosi i një prej bandave më të rrezikshme të mafies italiane.

Mediat italiane raportojnë se bosi i “Ndragheta”, Pasquale Bonavota, është arrestuar këtë të enjte në një katedrale në Genova.

Policia thotë se 49-vjeçari drejton mafien famëkeqe ‘Ndrangheta.

Pasquale Bonavota të cilin gazeta “La Stampa” e përshkruan si “bossi foshnjë” – kishte qenë në katedralen e qytetit kur u arrestua dhe mbante një ID false.

Bonavota përshkruhet si një lider që “merrte vendimet më të rëndësishme” së bashku me bosët e tjerë të lartë “Ndrangheta” dhe “kujdesi për interesat e shoqatës në zonën e Romës dhe në sektorët e lojërave të fatit dhe trafikut të drogës”.

Arrestimi i tij vjen tre muaj pas kapjes së profilit të lartë të bosit të mafias sicilian Matteo Messina Denaro në janar.


Shtuar 27.04.2023 23:05