Arrestohet në Itali i riu shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Efektivët e policisë rrugore, ndaluan rastësisht një kamion për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij ishin dy persona.

Të lidhura

None found

Një prej tyre nisi të shfaqej nervoz, duke ngjallur dyshime tek efektivët e policisë.

Pas kontrollove, personi rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në SHqipëri me 7 vite burg për trafik droge.

Pas arrestimit, ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërinë, ku edhe do të vuajë dënimin.


Shtuar 14.12.2023 18:42