Është arrestuar në Durrës Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.
Ai është arrestuar teksa lëvizte me një mjet të vjedhur.
Më 17 Shkurt 2019 – Armando Sulejmani, mbeti i plagosur në një atentat me armë ku mbetën të vdekur Ores Rexho dhe kunati i tij Arjan Hasani në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Sulejmani i ka shpëtuar një tjetër atentati në 23 maj 2016.