Një i ri shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi akuzohet për përdhunimin e dy turisteve suedeze.
Sipas mediave greke, 20-vjeçari shqiptar është takuar me dy turistet suedeze në plazhin e Agios Isidoros dhe ka përfituar nga fakti që kanë qenë të dehura.
Të rejat e kanë denoncuar shqiptarin për përdhunim të nesërmen në mëngjes.
20-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim në pritje të kontrollit mjekësor në rast se denoncueset janë abuzuar seksualisht apo jo. I riu i ka mohuar akuzat.