Arrestohet hajduti i varezave në Durrës, çfarë i gjeti policia në shtëpi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 58-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varezat e qytetit.

Shtetasi R.K, dyshohet se ka kryer disa vjedhje, duke marrë vazo bronzi nëpër vare.

Varezat e Durrësit nuk kanë qenë të mjaftueshme për 58-vjeçarin, i cili gjithashtu ka vjedhur vazo në varezat e fshatit Rrashbull.

Njoftimi i policisë:

Durrës /Vijon operacioni policor “Bronzi”.

Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në varezat e qytetit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;

Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com

 


Shtuar 8.03.2022 11:39