Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje dhe ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “September”, u bë arrestimi i shtetasit B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;
– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;
– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;
– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;
– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com