Arrestohet Aldo Mustafa, pak muaj më parë iu bë atentat

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Aldo Mustafës, një personi me precedent të mëparshëm penal.

Ai u arrestua pasditen e sotme në “Ish Kënetë” bashkë me disa persona të tjerë.

Gjate kontrollit, policia i gjeti armë zjarri që e mbante pa leje.

Pak muaj më parë, Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, ku shpëtoi pa lëndime.


Shtuar 30.09.2023 19:55