Arrestohet 52-vjeçarja në Lezhë për kultivim kanabisi, në kërkim bashkëshorti dhe djali

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases: A. C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 09:42