Arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se shkaktoi zjarrin në Tërbaç, flakët u përhapën edhe në Vranisht

Policia e Himarës, ka arrestuar një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit që shpërtheu tre ditë më parë në fshatin Tërbaç dhe më pas u përhap drejt territorit të fshatit Vranisht.

Sipas autoriteteve, A. B., banues në Tërbaç, më 26 gusht, në zonën e njohur si “Lugu i Thatë”, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke.

Të lidhura

None found

Për shkak të përhapjes së flakëve, u dogjën toka të mbjella në një sipërfaqe të madhe, si dhe bimësi e egër e pyjore në territorin e Vranishtit.

Menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026 në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë mbërritën në vendngjarje.

Policia asistoi forcat zjarrfikëse gjatë përballimit të situatës dhe operacionit për neutralizimin e flakëve, ndërsa paralelisht nisi hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të identifikuar personin përgjegjës.

Flakët u përhapën edhe në territorin e fshatit Vranisht, ku dëmtuan një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë, krahas bimësisë së egër dhe asaj pyjore.

Pas hetimeve të zgjeruara, mbledhjes dhe administrimit të provave materiale, si dhe sigurimit të informacioneve të nevojshme, grupi hetimor identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Në përfundim të procedurave hetimore, 25-vjeçari u arrestua.

Materialet e çështjes iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, me qëllim vijimin e veprimeve të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për arsye të tjera, pasi flakët mund të përhapen dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Qytetarët ftohen gjithashtu të raportojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje ose shkeljeje tjetër të ligjit. Policia garanton anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe trajtim të paanshëm të denoncimeve.


Shtuar 29.08.2026 14:26

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş