Arrestohet 22-vjeçari pasi dhunoi gjirokastritin, në kërkim dhe babai i tij pasi kanosi të afërmit e të dëmtuarit

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi ka dhunuar një 37-vjeçar në Gjirokastër. Gjithashtu është shpallur në kërkim vëllai i 22-vjeçarit i cili ka kanosur të afërmit e të dëmtuarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër.

Shtetasi K. M., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit B. N., 37 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në banesë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 50 vjeç (babai i shtetasit K. M.), pasi ka kanosur me fjalë shtetasin H. C., 54 vjeç (i afërm i shtetasit B. N.)

Materialet në ngarkim të shtetasve K. M. dhe D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Plagosja e lehtë e dashje” dhe “Kanosja”./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 15:06