Arrestohen në Greqi dy shqiptarë me 35 pako kanabis

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët janë kapur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Dy shqiptarët, 37 dhe 52 vjeç, tentuan të kalonin mbi 38 kilogramë kanabis. Pas bashkëpunimit ndërkombëtar të organeve të akuzës dhe veprimeve të koordinuara të punonjësve të policisë së Departamentit të Sigurisë së Kilkisit, personat e lartpërmendur janë pikasur në zonën kufitare të Evzones, në Kilkis , duke mbajtur dy çanta, të cilat i kanë hedhur në sy të policëve dhe u largua me vrap.

Në një operacion të organizuar për kapjen e tyre, me ndihmën e efektivëve të Policisë së Repartit të Rojës Kufitare Paionia, u arrestuan menjëherë.

Në çantat e mësipërme të sekuestruara, u konstatua se mbanin 35 pako me sasi kanabis me peshë totale 38 kg e 8 gram. Atyre iu gjetën dhe iu konfiskuan 3 celularë dhe shuma prej 230 euro.


Shtuar 12.08.2023 12:07