Arrestohen “fermerët” shqiptarë në Spanjë, ju shkatërrohet prodhimi me vlerë 2 milionë euro

Dy shqiptarë të moshave 29 dhe 31-vjeç janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi u kapën duke punuar në një plantacion kanabisi në zonën e Moss d’Esquadra.

mediat spanjolle raportojnë se dy shqiptarët ishin “pronarët” e plantacionit, si dhe kishin momentuar një tendë për të monitoruar 24 orë në ditë prodhimin e tyre.

Ata akuzohen gjithashtu edhe për trafik të lëndëve narkotike.

Vlera e bimëve të marijuanës shkon deri në 2 milionë euro. Infrastruktura e plantacionit kishte katër tarraca, dy pellgje për grumbullimin e ujit për të ujitur bimët dhe një zonë për tharjen e sythave, përveç një hapësire të mundësuar nga çadrat ku flinin të arrestuarit.

Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, teksa pritet që të martën e javës që vjen të dalin para gjykatës ne Reus.


Shtuar 31.08.2023 18:50