Arrestohen dy shqiptarët hajdutë profesionistë në Itali, kishin grabitur më shumë se 50 shtëpi

Policia italiane ka arrestuar dy hajdutë profesionistë, shqiptarët Edison Pula dhe Imer Masha. Ata janë arrestuar në një qendër tregtare në Sile. Pula, 30 vjeç akuzohet për 50 vjedhje në Trentino, ndërsa Masha 28 vjeç ishe dëbuar me kohë nga Italia.

Dy të rinjtë janë protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto. Pasditen vonë të asaj dite vjeshte, biznesmeni 79-vjeçar, gruaja e tij Irina, vajza e tyre shtatëvjeçare, dadoja e vogëlushes dhe një kujdestare, u morën peng për mbi dyzet minuta nga një bandë kriminelësh. Njëri prej kriminelëve, duke kërcënuar me armë gruan e naftëtarit, ka arritur të marrë kasafortën në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët kanë përmbysur dhomat në kërkim të sendeve me vlerë./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 15:40