Arrestohen 5 zyrtarë në Lezhë, mes tyre edhe ish kreu i PS, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)

Policia e Lezhës, me urdhër të gjykatës, ka arrestuar sot 5 zyrtarë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë Jetmir Mzhika, Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda të gjithë me detyrë pranë IMT-së në Bashkinë e Kurbinit.

Ndërsa për Flori Gjini aktualisht drejtor i Postës Lezhë, ish kryetar i PS është caktuar masa e arretit në shtëpi.

“Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.


Shtuar 29.04.2024 18:38

Tags: