Arrestimi i zyrtarëve për korrupsion dhe krim të organizuar, reagon ambasadorja e SHBA

Ditën e sotme janë arrestuar për korrupsion dhe krim të organizuar disa zyrtarë. Në lidhje me këtë operacion, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter.

Kim shkruan se, për ata që kanë dyshime për Reformën në Drjetësi, kjo e sotmja ka treguar se pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa pretendojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. https://spak.al/2021/07/02/komunikate-per-shtyp/”,

Më tej, ambasadorja shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë abuzuesit.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & BKH ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht, ndërsa varfërojnë Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan Kim./albeu.com


Shtuar 2.07.2021 16:23