Arrestimi i Veliajt, Rama: Pas linçimit publik, e hoqën nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama thotë se pas linçimt publik, Erion Veliaj u hoq nga detyra e tij si kryebashkiak nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Rama tha se nuk ka arsye pse Veliaj të jetë në qeli pasi nuk përbën rrezik shoqëror

Edi Rama: E kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë. Zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqja nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve, nuk po inicioj asgjë, por po them që për mua kjo nuk është normale.

Nuk ka një flagrancë. Nuk ka një rrezik shoqëror. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e kushtetutës së Republikës nuk më takon mua, por dyshimi është që është jashtë shinave. Ne sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që drejtojmë drejtësinë.


Shtuar 11.02.2025 19:55

Tags: ,