Arrestimi i Tahirit bën jehonë në prestigjozen greke: Ish-ministri i Ramës burgoset për shpërdorim detyre

“Ish-ministri Ramës dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë burgoset për shpërdorim detyre”, kështu shkruan gazeta prestigjoze greke Protothema.

Tahiri u shpall fajtor në vitin 2019 për shpërdorim detyre kur ishte ministër i Brendshëm, mes viteve 2013-17 . Ai u dënua me tre vjet e katër muaj burg me pezullim, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Prokuroria e apeloi vendimin në shkallë të parë. Gjykata e Lartë vendosi sot se ish-ministri ka marrë dhurata nga trafikantët e drogës dhe ka abuzuar me detyrën.

Ai mohon çdo keqbërje. “Më vjen keq që kështu kanë shkuar gjërat. Nuk e kam shkelur kurrë ligjin. “Është thjesht e padrejtë”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook pasi u bë i ditur vendimi i gjyqtarëve.

Sipas ligjit, ai duhet të fillojë vuajtjen e dënimit menjëherë.

Tahiri ka qenë dikur aleat i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Rasti i tij, megjithatë, nuk ndikoi në popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër në zgjedhjet e prillit, shkruan gazeta greke. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2022 20:57