Një baron shqiptar dyshohet se kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të Kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Arrestimi i modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë, pritet të çojë hetuesit e drogës te shqiptari në fjalë.
I njohur me nofkën “Billy the Kid”, shqiptari është drejtuesi i një rrjeti të fuqishëm droge që ka lidhje me Amerikën Latine, importon drogën në Shqipëri e Mal të Zi e më pas e ekspordon në tregun europian.
Nga hetimet rezulton se modelja 29-vjeçare dhe parnteri i saj punonin po për këtë rrjet kriminal shqiptar.
Tashmë është zbuluar se “Billy the Kid” ka ‘selinë’ në Belgjikë, dhe janë njoftuar nga Greqia autoritet ndërkombëtare për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit.
Nuk dihet nëse ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur të burgosur, nëse e arrestojnë shqiptarin, por duket se ai nuk do ja hedhë paq/albeu.com