Arrestimi i Metës/ Dëshmitari okular: Na nxorën armën, na thanë ‘hajdeni me neve’

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, po drejtonte automjetin me të cilin udhëronte kreu i PL, Ilir Meta, në momentin e arrestimit. Peca ka rrëfyer variantin e tij të ngjarjes si dëshmitar okular.

Ai tha se po vinin drejt Tiranës teksa u bllokua rruga dhe trafiku, ka ulur shpejtësinë e mjetit. Peca shtoi se personat që kryen arrestimin ishin me maska dhe nuk kishin uniforma dhe nxorën armën duke u thënë “hajdeni me neve”. Ai tha se ata nuk kishim asnjë vendim për t’i na ndaluar.

“Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën. “Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha Sekretari Organizativ, Artemis Peca.Q


Shtuar 21.10.2024 16:47