Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Reagon Sali Berisha: Falë opozitës, po shembet piramida e krimit

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, Berisha theksoi se arrestimi ndodhet falë reagimit të opozitës, ndërsa shtoi se piramida e krimit po shembet.

“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, është shprehur kryedemokrati Sali Berisha, teksa po dilte nga selia e PD-së.

Veliaj u arrestua pas vendimit të GJKKO, ndërsa u transferua te ‘Blloku i Sigurisë’, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat./TPZ


Shtuar 10.02.2025 15:59