Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së për llogari të Gjykatës Speciale, reagon Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së, dritan Goxhaj, pas kërkesës së bërë nga Gjykata Speciale.

Në njoftimin e policisë theksohet se arrestimi i Dritan Goxhajt 45-vjeç u bë pas urdhërit ë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim ekstradimin e tij.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Shtuar 31.07.2023 16:29