Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Para pak minutash, Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15./a;beu.com/