Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ Berisha ngre dyshime për mandatin ndërkombëtar: A e bllokoi policia?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, foli për arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Berisha kërkoi transparencë mbi procedurën, duke ngritur pikëpyetje nëse urdhër-arresti u ishte përcjellë realisht vendeve të Bashkimit Europian. Ai shprehu gjithashtu dyshime për rolin e policisë.

Të lidhura

None found

“Ai ka bërë veprime me avionët e tij në Austri dhe Slloveni. Nëse do të ishte me mandat arrest ndërkombëtar, ai nuk bënte dot asnjë veprim. Atë mandat arrest ose nuk e lëshuan me urdhër të Ramës, ose e lëshuan dhe e bllokoi policia e Edi Ramës. Unë mendoj se transparenca është e domosdoshme. Mund të ketë dokumente, por autoritetet franceze e arrestuan krejtësisht rastësisht, pasi fluturonte në një lartësi që nuk mund ta bënte. Ermal Beqri kush ishte? Ishte Edi dhe Linda Rama. Ishte familja Rama. Ai ishte një njeri që grabiste mln në emër të tyre”, u shpreh Berisha.


Shtuar 1.08.2026 13:10

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort