Gazetari investigtiv Artan Hoxha, i ftuar në “Të Paekspozuarit”, ka komentuar vendimin e GJKKO për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Hoxha tha se mund të ketë zhvillime të reja, pasi politikanët shqiptarë janë frikacakë kur bëhet fjalë për burgun dhe mund të flasin.
“Ai zotëria ka shkuar në kokërr të burgut. E mbani mend Berishën kur shkoi në 28 nëntor të vitit 2000 për dy orë në burg si u bë. I shkoi Liriija me tesha në burg. Nuk janë kaq trima këta kur shkojnë në burg, janë lepuj”, tha Hoxha.