Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, Berisha: Përgjegjës janë Rama, Veliaj dhe ministrat

Gjykata e Posaçme firmosi të premten, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes urdhrave për arrest me burg figuron emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Po ashtu urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Por Sali Berisha tha se duhet arrestuar Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Artur Metani.

Taulant Tusha dhe Thimixhiu janë dy zyrtarë të bashkisë të caktuar në komisionin e dhënies me koncesion të djegësit të Tiranës. Në këtë komision, ata kanë vepruar që një kompani imagjinare, e cila nuk ekzistonte. Fantazmë. I dhanë tetë pikë një firmë fantazmë, “Integrated Energy B.V”. Këtë vendim të KVO-së e miratojnë me firmën e tyre, Edi Rama, Engjëll Agaci dhe Artur Metani. E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë. Ishin të lajmëruar nga ministrja Ermonela Felaj, se kompania në fjalë “Integrated Energy B.V” nuk ekzistonte.

Por kjo nuk e pengoi Ramën që këtë kompani që nuk ekzistonte ta shpërblente me tetë pikë. Të besosh se Tusha dhe Thimixhiu janë përgjegjës kryesor është që Rama, Veliaj, Agaci ishin drejtorë bashkie dhe Tusha me Thimixhiun ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë. Deri tani janë grabitur dhe zhdukur 130 milionë Euro pa nam dhe nishan. Jo se firmosi Tusha dhe Thimixhiu, por Rama, Agaçi, Metani dhe ministrat” tha ai.


Shtuar 9.12.2023 12:46