Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për urdhër-arrestet ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur dyshime mbi dekonspirimin e operacionit të SPAK ndaj tenderave të AKSH-it. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për urdhër-arrestet ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Sipas raportimeve nëpër media, Agasi është larguar drejt Dubait disa kohë më parë, ndaj dhe ky postim shihet si një dyshim në lidhje me dekonspirimin e operacionit.
Postimi i Plotë:
Alo, mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./ Dosja.al
