Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha marrin hapin e rradhës, blogerja zbulon kur do të martohen

Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti!

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaj të tjera nga dasma e shumë pritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi Armina.

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani.


Shtuar 8.09.2022 08:19