“Putini po përpiqet të gjejë pak oksigjen”: Biden skeptik për armëpushimin rusPresidenti amerikan ka thënë ser Vladimir Putin ka bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë, sepse ai po përpiqet të vazhdojë luftën e tij.
Rusia tha se do të respektonte një armëpushim sot dhe nesër për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse, por vendimi është pritur me skepticizëm.
I pyetur në lidhje me armëpushimin e propozuar, presidenti amerikan Joe Biden tha: “Hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putin. Më dukej interesante se ai ishte i gatshëm të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat… në 25 dhe Vitin e Ri. Dmth, mendoj se ai po përpiqet të gjejë pak oksigjen.”
Ukraina ka refuzuar ofertën e armëpushimit, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Rusia të tërheqë trupat e saj./albeu.com