Lëvizja BESA mbetet e vendosur për ta rrëzuar qeverinë e Zoran Zaevit.
Ky vendim vjen edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative që të mos ketë rivotim në Zhelinë.
Sekretari i përgjithshëm i partisë Arjanit Hoxha, deklaroi në një intevistë se problemi i tyre nuk është LSDM-ja, edhe pse partia më e madhe në pushtet ka mbajtur anë mes partnerëve të koalicionit. Qëllimi i Besës është heqja e pushtetit nga duart e BDI-së.
“Në rrëzimin e Qeverisë, në hapin që është deponuar në Kuvend, deputetët tanë do të votojnë për rrëzimin e saj. Se çka do të ndodhë pas asaj vendosin organet e partisë. Nuk i mbyll opsionet se mundet në të ardhmen të bisedohet me LSDM-në, as me kryeministrin Zoran Zaev, për të cilin e kam patjetër të them se është ndër personat që ka sakrifikuar më së shumti në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike”, ka thënë Hoxha në Alsat./albeu.com/