Në protestën e sotme të opozitës, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha Argita Malltezi.
Në një intervistë, ajo u shpreh se protesta e sotme kishte nerv opozitar. Gjithashtu, ajo tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.
Argita Malltezi: “Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi.
Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës”.